Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Po bëni folk!”/ Rama se mbajn nervat për inceneratorët: Nuk është paguar për incenerator, por për mbetje!

“Po bëni folk!”/ Rama se mbajn nervat për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra lidhur me debatet për inceneratorët, duke mohuar kategorikisht që shteti të ketë bërë pagesa direkte për ndërtimin e tyre. I ftuar në Opinion Rama nuk i përmbajti nervat dhe i quajti “folklor” të gjitha akuzat për korrupsion në këtë çështje.

Nuk është paguar asgjë për incenerator! Dy inceneratorët e tjerë nuk janë bërë nga shteti, janë bërë nga privati. Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë ndërtuar nga privati dhe shteti ka paguar në mënyrë periodike për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve,” – deklaroi Rama nël Opinion. 


Sipas tij, pagesat janë bërë për një kontratë në partneritet publik-privat, dhe jo për ndërtimin e impianteve në vetvete. Ai theksoi se shteti ka zbatuar marrëveshjen për menaxhimin e mbetjeve urbane, duke e distancuar veten dhe qeverinë nga çështjet e ndërtimit të inceneratorëve.

Bisedat tuaja për inceneratorët janë folklor. Nuk është paguar për incenerator, është paguar për shërbimin,” – u shpreh Rama, duke ironizuar debatet që e kanë ndjekur prej vitesh këtë aferë të përfolur.


Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur tema e inceneratorëve mbetet ende në qendër të vëmendjes publike dhe hetimeve nga organet e drejtësisë, përfshirë SPAK.

Të fundit