Flash News

KRYESORE

Nis numërimi mbrapsht drejt 11 Majit, PS dhe PD mbajnë sot mitingjet përmbyllëse në Tiranë

Nis numërimi mbrapsht drejt 11 Majit, PS dhe PD mbajnë sot mitingjet

Sot, në mesnatë, mbyllet zyrtarisht fushata zgjedhore e parlamentareve që do të mbahen më 11 Maj. Mbyllja e fushatës do të pasohet nga heshtja zgjedhore e së shtunës, më 10 Maj, ku partitë politike e kanë të ndaluar fushatën.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të zhvillojnë sot mitingjet përkatëse përmbyllëse në kryeqytet.

Demokratët do ta mbajnë mitingun në orën 19;00 në Bulevardin e Ri, ndërsa PS ka njoftuar mbylljen e fushatës në 19:30 pranë Parkut Olimpik.

Rama kërkon një mandat të katërt qeverisës, ndërsa opozita kërkon largimin e tij dhe qeverisjen e vendit për 4 vitet e ardhshme.

Të fundit