Flash News

DITARI POLITIK

Krimet zgjedhore, Prokuroria jep bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të hapura deri më 9 maj

Krimet zgjedhore, Prokuroria jep bilancin: 54 kallëzime penale, 23

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar sot një bilanc zyrtar mbi veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor të 11 majit. Deri më datën 9 maj, janë regjistruar gjithsej 54 kallëzime penale, nga të cilat 23 janë kthyer në procedime penale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në vend.

Sipas njoftimit, kallëzimet lidhen me vepra të parashikuara nga nenet 325–332/a të Kodit Penal dhe burimet e tyre janë: Policia e Shtetit (27 raste), SPAK (9 raste), subjekte politike (7 raste), institucione të tjera (9 raste) dhe shtetas të thjeshtë (2 raste).

Shpërndarja e kallëzimeve nëpër rrethe është si vijon:

Tiranë – 14 kallëzime
Dibër – 9
Fier – 5
Elbasan – 5
Lezhë – 5
Sarandë – 3
Durrës – 3
Kukës – 3
Gjirokastër – 2
Vlorë – 2
Shkodër – 2
Korçë – 1
Ndërkohë, 23 procedime penale janë regjistruar për vepra si korrupsion zgjedhor, ndikim të paligjshëm në votuesit, shkelje të fshehtësisë së votës, etj. Më konkretisht:

Fier – 5 procedime
Elbasan – 4
Sarandë – 2
Shkodër – 2
Dibër – 2
Gjirokastër – 2
Lezhë – 2
Durrës, Kukës, Korçë dhe Vlorë – nga 1 procedim secila

Të fundit