Flash News

Ditari i Opozitës

Zv.Presidenti i PPE: Tabaku ka qenë gjithmonë një forcë nxitëse për integrimin evropian të Shqipërisë!

Zv.Presidenti i PPE: Tabaku ka qenë gjithmonë një forcë

Dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, zv.Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike në këto zgjedhje vendimtare.

“Zgjedhjet parlamentare të kësaj së diele në Shqipëri shënojnë një ditë të rëndësishme për vendin, për njerëzit dhe për të ardhmen tonë të përbashkët Europiane”, u shpreh McAllister.

Në një mesazh të posaçëm, ai ka vlerësuar veçanërisht kontributin e kandidates për deputete në listën e hapur të PD në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, duke e cilësuar si një partnere të palëkundur në raportet me EPP dhe Parlamentin Europian.

“Gjatë viteve, Jorida Tabaku ka qenë një kontakt kyç për ne në Parlamentin Evropian dhe veçanërisht në EPP. Me punën dhe përkushtimin e saj, ajo ka ndërtuar ura dhe ka luajtur një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe EPP”, theksoi ai.

McAllister e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje për mbështetje ndaj Jorida Tabakut në 11 maj:

“Jorida ka qenë gjithmonë një forcë e vërtetë nxitëse për integrimin evropian të Shqipërisë. Ju lutem sigurohuni që të dielën ajo të mund të vazhdojë punën e saj të madhe.”

 

Të fundit