Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi me akuza të forta: Terroristë elektoralë të Ballukut po blejnë vota në Fier

Gazment Bardhi me akuza të forta: Terroristë elektoralë të

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, deputeti dhe drejtuesi i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të rënda publike ndaj zyrtarëve të Partisë Socialiste, duke përmendur emra konkretë që, sipas tij, janë të përfshirë në tentativa për blerje votash në zonat e Frakullës dhe Dërmenasit.

Në një postim të titulluar “Vota jote nuk ka çmim”, Bardhi akuzon Ceno Klosin, Darli Hoxhën dhe Lulzim Morinën, të cilët i cilëson si “terroristë elektoralë” të ministres Belinda Balluku.

Sipas tij, këta individë po përdorin para që burojnë nga korrupsioni dhe burime financiare të dyshimta për të ndikuar tek qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre në zgjedhje.

“PD do të fitojë, sepse qytetarët e përbuzin varfërimin me qëllim blerjen e dinjitetit të tyre në zgjedhje. Terroristët elektoralë… do të dështojnë me sukses të plotë”, shkruan Bardhi.
Ai deklaron se emrat e përfshirë në këto aktivitete janë tashmë kallëzuar pranë SPAK, ndonëse për shkak të sekretit hetimor, nuk janë bërë publike të gjitha detajet e çështjes.

Në fund të deklaratës së tij, Bardhi lëshon edhe një paralajmërim politik dhe ligjor:

“Belinda do t’ju marrë me vete! Ajo në Pojskë, ju në burgun e Fierit!”
Ky reagim vjen në një klimë gjithnjë e më të tensionuar politike, me akuzat për blerje votash dhe përfshirje të zyrtarëve publikë që mbeten në fokusin e fushatës zgjedhore.

Të fundit