Flash News

E-TJERA

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa

Materialet zgjedhore për zgjedhjet vendore të 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në qytetin e Durrësit, të transportuara nga Forcat e Armatosura dhe të shoqëruara nga eskortë policore, në kuadër të garantimit të një procesi të rregullt dhe të sigurt.

Materialet po depozitohen në të 7 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të ngritura në qarkun e Durrësit, ku do të qëndrojnë të ruajtura deri në ditën e votimit.

Ky operacion vjen si pjesë e përgatitjeve intensive për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde të larta transparence dhe sigurie.

Qarku i Durrësit ka gjithsej 377,020 zgjedhës të regjistruar, mes tyre 25,037 emigrantë me të drejtë vote. Shpërndarja e votuesve në qark është si më poshtë:

Durrës: 272,888 zgjedhës
Krujë: 66,140 zgjedhës
Shijak: 37,992 zgjedhës
Autoritetet zgjedhore dhe strukturat e sigurisë janë angazhuar të garantojnë mbarëvajtjen e procesit elektoral në çdo fazë, nga logjistika deri në numërimin e votave.

Të fundit