Flash News

E-TJERA

"Jo gjuhë urrejtjeje, por reflektim", Moisiu: Ende nuk dimë të bëjmë zgjedhje siç duhet

"Jo gjuhë urrejtjeje, por reflektim", Moisiu: Ende nuk dimë

Tri ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe dinjitoz.

“Kanë kaluar shumë vite që organizojmë zgjedhje, por ende nuk jemi mësuar t’i bëjmë ato siç duhet, të paktën gjatë periudhës parazgjedhore”, tha Moisiu  në një intervistë për Ora News. 

Ish-presidenti thekson se zgjedhjet janë një ngjarje madhore për çdo komb, por nuk duhet parë si një moment për përçarje apo gjuhë urrejtjeje.

Ai bën apel për bashkim dhe reflektim mbi problemet madhore që ka vendi, duke ftuar qytetarët të votojnë me përgjegjësi për të ardhmen.

“Gjuha duhet të jetë e kujdesshme, të mos kalojë në brutalitet apo në sjellje që na rikthejnë në periudha të errëta të së kaluarës", u shpreh ish-kreu i shtetit shqiptar.

Të fundit