Flash News

Ditari i Opozitës

"Shpërndan para në këmbim të votave", Këlliçi: Rama kthen sonte ambulancat në karvan elektoral

"Shpërndan para në këmbim të votave",

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar në një deklaratë për mediat kryeministrin Edi Rama se nga sot rrjeti i ambulancave publike do të përdoret si mjet për shpërndarjen e parave me qëllim blerjen e votave.

Për këtë, ai i ka bërë thirrje SPAK që të vërë në lëvizje Task Forcën e zgjedhjeve. 

"Informacione të sigurta të mbërritura në adresë të Partisë Demokratike, konfirmojnë se rrjeti i ambulancave të spitaleve publike të Tiranës do të kthehet sonte në karvan elektoral, duke shpërndarë para për blerjen e votave.

Patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe të sëmurëve si bankomate për blerjen e vullnetit të zgjedhësve.

I bëjmë thirrje SPAK që të vërë në lëvizje Task Forcën e zgjedhjeve. Toma në Shkodër është vetëm nxënësi i Edit në Tiranë.

U bëjmë thirrje drejtorëve të spitaleve, përgjegjësve të rrjetit të ambulancave, që të mos përfshihen në këtë shkelje të hapur të ligjit, sepse do të listohen si terroristë elektoralë dhe do të përgjigjen një më një.

Ne përsërisim edhe njëherë mesazhin e qartë të Rezolutës së Partisë Popullore Europiane se, nëse makineria shtetërore ndërhyn në zgjedhje, rruga e integrimit të Shqipërisë ndalet.

Kush vjedh zgjedhjet e ka të shkruar qartë fatin në Uashington, Bruksel dhe Berlin!", tha Këlliçi. 

Të fundit