Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Me Partinë Socialiste që kërkon një mandat të katërt dhe një opozitë të ndarë mes Partisë Demokratike dhe forcave të tjera më të vogla, këto zgjedhje shihen si një moment vendimtar për rrugën demokratike të Shqipërisë, angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe aspiratën e saj të gjatë drejt Bashkimit Europian.
3.7 milion shtetas shqiptarë do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament, për herë të parë voton edhe diaspora. Në garë për integrimin në BE Partia Socialiste hapi fushatën e saj elektorale në orën 12.00 të mesditës së 12 prillit, një moment i mbushur me simbolikë. Aktiviteti u zhvillua në sheshin Skënderbej, në një skenë që imitonte flamurin e Bashkimit Evropian me 12 yje, duke theksuar mesazhin kryesor të partisë: integrimi në BE mbetet prioriteti kryesor politik. Slogani i fushatës "Shqipëria 2030 në BE” e përforconte më tej këtë mesazh. "Vetëm ne e kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë” – u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE.
A mund ta garantojë PS anëtarësimin në BE?
Analistët politikë në Shqipëri thonë se procesi i integrimit është më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. "Ky përdorim në fushatë elektorale e dëmton konceptin e integrimit, pasi për këtë Shqipëria duhet të realizojë reforma, të ketë shtet funksional të se drejtës, antikorrupsion, dhe nje reformim shoqëror” – shprehet politogu Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Politike.
"Ky premtim duket një qasje spektakolare" - tha Elvin Luku, profesor i komunikimit në Universitetin e Tiranës. "Dymbëdhjetë vjet në pushtet e kanë konsumuar këtë qeveri, prandaj, premtimi i pasaportës së Bashkimit Evropian duket të jetë opsioni i vetëm që i mbetet për të fuqizuar fushatën" – u shpreh ai për Deutsche Welle.
Bashkimi i një opozite të përçarë
"Ky është koalicioni më i fuqishëm që Shqipëria ka parë në 32 vite ” - u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherësh lideri i Partisë Demokratike teksa prezantoi koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në muajin mars. Për të marrë votëbesimin e shqiptarëve në 11 maj, kjo opozitë premton se do të përmirësojë mirëqenien e tyre, me propozimet për ta rritur rrogën mesatare 1200 euro apo pensionet me 20%. Megjithatë pas 12 vitesh në opozitë dhe përçarjeve të brendshme të PD, sfidat vijojnë.
Lirimi i Sali Berishës nga arresti i shtëpisë, pas akuzave të ngritura nga drejtësia shqiptare për korrupsion, e rigjallëroi bazën e Partisë Demokratike, por ai vijon të mbetet nën hetim në vend dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për akte korruptive dhe minim të demokracisë, çka e kufizon ndikimin e tij në arenën ndërkombëtare. Aleati i tij, Ilir Meta, ish-president dhe lider i Partisë së Lirisë, mbetet në paraburgim, i arrestuar prej vitit 2024 nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Afrim Krasniqit, lista e kandidatëve të opozitës tregon qartë, se qëllimi i saj është të sigurojë imunitet dhe mbrojtje për figurat që janë nën hetim, dhe jo reformim te vetvetes. Parti të reja kërkojnë të prishin status quo-në.
Alternativa reformiste - Partitë e reja në fushatë
Në peizazhin e polarizuar politik, dominuar prej vitesh nga binomi PS – PD, disa parti të reja kanë hyrë në garë për të ofruar alternativa reformiste. Midis tyre është "Lëvizja Bashkë”, me një profil të theksuar të majtë dhe rrënjë në aktivizmin qytetar, "Shqipëria Bëhet”, e njohur për nismat kundër korrupsionit, si dhe partia "Mundësia”, e udhëhequr nga sipërmarrësi dhe ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj. Sondazhet paraprake tregojnë se këto parti të reja kanë mundësi të kufizuara për të pasur një ndikim të madh, megjithatë analistët e konsiderojnë pjesëmarrjen e tyre si një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare. "Për herë të parë kemi disa parti të reja që nuk janë zgjatime të partive ekzistuese, dhe ofrojnë alternativa të reja për votuesit e rinj. Kjo i shërben decentralizimit politik” – shprehet politologu Krasniqi. "Partitë e reja kanë sjellë elemente pozitive në fushatë, si programe dhe vizion, por ato mbeten të diskriminuara dhe penalizohen nga kodi zgjedhor” – shprehet Luku, i cili vëren gjithashtu se këto parti nuk marrin hapësirë në mediat tradicionale sikundër partitë e mëdha, ndërsa mbyllja e platformave sociale, si Tik tok, i penalizon.
Votë e lirë, përfaqësim i dirigjuar
Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kanë futur një formë të votimit preferencial, duke i lejuar votuesit që të shprehin preferencën e tyre për kandidatët brenda një liste partiake. Megjithatë, mbetet një kufizim themelor: një e treta e listës është e mbyllur, që do të thotë se renditja e kandidatëve në këtë seksion vendoset nga drejtuesit e partive dhe nuk mund te ndryshohet nga vota e qytetarëve. Këta kandidatë, të përzgjedhur nga drejtuesit e partisë, kanë praktikisht mandate të garantuara. Analistët politikë thonë se ajo që në pamje të parë duket si hapje ndaj zgjedhësve, në fakt ruan kontrollin e lidershipit dhe i mbyll derën konkurrencës së lirë. Sipas politologut Afrim Krasniqi rivaliteti politik është zhvendosur brenda vetë partive politike, dhe ka zbehur përballjen mes partive kundërshtare. "Listat janë produkt i një procesi pa meritokraci, dhe që synojnë që të ulin shanset për qasje ndryshe apo fraksione në grupet parlamentare” – thotë Krasniqi.
Një kërcënim për sistemin gjyqësor?
Partitë kryesore politike janë drejt fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të së dielës, me premtime për forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, por listat e kandidatëve të tyre tregojnë një realitet tjetër. Si Partia Socialiste në pushtet, ashtu edhe Partia Demokratike në opozitë, kanë përfshirë në lista kandidatë që janë aktualisht nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas të dhënave të mbledhura nga Qëndresa Qytetare, organizatë e shoqërisë civile që monitoron integritetin publik, në listat e PS dhe PD ndodhen 15 kandidatë nën hetim, shtatë prej të cilëve në vende të sigurta për deputetë. Këto kandidatura nuk shkelin formalisht ligjin, por për analistët e politikës thonë se ato e sfidojnë sistemin e drejtësisë. "Përfshirja e kandidatëve nën hetim penal nga partitë kryesore është tregues i kthimit prapa për demokracinë në Shqipëri," shprehet Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i Qëndresës Qytetare. "Brenda listave ka familjarë të personazheve të botës së krimit apo të larguar nga politika me ligjin e dekriminalizimit” – shprehet Xhemollari. Ai shfaq shqetesimin se nëse këta kandidatë zgjidhen deputetë, mund të kenë mundësi reale për të ndikuar në deformimin e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se po heton 35 raste për krime zgjedhore. Zgjedhjet, provë e fortë për integrimin në BE Sipas raportit paraprak të OSBE/ODIHR-it, që mban datën e 28 prillit, fushata është karakterizuar nga polarizim i fortë politik dhe mosbesim i thellë midis partive kryesore, duke ngritur shqetësime në lidhje me drejtësinë e procesit. Zgjedhjet e së dielës shihen gjerësisht si një provë vendimtare e pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE.
Ndërsa Shqipëria ka bërë përparim në drejtim të reformës gjyqësore, veçanërisht si rezultat i hetimeve të SPAK-ut për korrupsionin e nivelit të lartë, zgjedhjet mbeten një pikë e dobët. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38