Flash News

E-TJERA

Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare

Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes, rreth orës 19:00, në rrugën e Drilonit në Pogradec.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi K. L., ka përplasur një këmbësore, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit