Flash News

E-TJERA

Tre efektivë policie në Tiranë nën hetim për veprime arbitrare ndaj një të mituri

Tre efektivë policie në Tiranë nën hetim për veprime

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke caktuar masa sigurimi personal ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.

Sipas vendimit të gjykatës, masat e sigurimit janë vendosur për katër individë, konkretisht:

Nënkomisare Xh. B. – Specialiste dhe përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë.
Inspektor D. M. – Trupë shërbimi në të njëjtin seksion dhe komisariat.
Inspektor R. D. – Trupë shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati Nr. 1, Tiranë.
Të njëjtit dyshohen se më 12 prill 2025, gjatë shoqërimit të një të mituri me inicialet E. G., kanë kryer veprime të pajustifikuara dhe jashtë kompetencave ligjore, të cilat përbëjnë vepër penale.

Hetimet janë në vijim, ndërsa AMP thekson rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në çdo rast që përfshin zyrtarë të forcave të rendit.

Të fundit