Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për përmbytjet: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama po bën sehir

Berisha për përmbytjet: Të shpallet urgjent gjendja e

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar të shpallet menjëherë gjendja e fatkeqësisë natyrore, pas përmbytjeve të shkaktuara nha shirat intensiv në disa zona të vendit.

Berisha kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj situatës, i cili zgjodhi të tallej e të ironizonte opozitën, duke iu shmangur llogaridhënies. Kryedemokrati e cilësoi një qëndrim cinik dhe indiferent që përbën krim për familjet e prekura nga përmbytjet.

“Mijëra e mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në rrethin e Durrësit përllogariten rreth 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera.

Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këtë zonë. Edi Rama apo Ramaduro që bën sehir, nuk shpallen gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Durrës dhe në Lezhë, apo Shkodër dhe qarqet e tjera, vetëm e vetëm se ligji e detyron atë në këtë gjendje t’u përgjigjet një për një dëmet të krijuara nga fatkeqësia natyrore. Ky qëndrim indiferent, cinik është një lloj krimi në vetvete”, deklaroi Berisha.

Të fundit