Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Kim për Berishën, Noka: E vendosin demokratët kush është kryetar i PD

Deklaratat e Kim për Berishën, Noka: E vendosin demokratët kush

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila tha se SHBA nuk e njeh Sali Berishën si kryear të PD dhe se Uashingtoni e ka ndaluar ta takojë.

I ftuar në ABC, Noka tha se nuk ka rëndësi kë njeh ambasadorja, pasi sipas tij, kryetarin e PD e vendosin demokratët.  

Ajo që prevalon nuk është kë njeh zonja Kim dhe Rama. E rëndësishme është që ka thyer kodin e diplomatit. Ka bërë gjithçka për të përçarë opozitën dhe t’i shërbyer Edi Ramës. E rëndësishme është kë njohin demokratët kryetar.

Nuk ka rëndësi kë takojnë. Janë gjëra të parëndësishme. E rëndësishme është që gjithë sekush, diplomat në këtë vend duhet të ruajë kornizën e diplomatit. Por të luftosh për të përçarë opozitën i shërben Ramës. Kush është kryetar i PD vendosin demokratët.

Që të mbjellësh filiza duhet të kesh tokën. Nuk mbillen në gurë. Në këtë vend është parë që ka pasur tentativa për të mbjellë filiza në gurë. Jo, nuk mbijnë në gurë. Të lodhen diplomatë dhe kryeministri apo kushdo tjetër”, tha Noka.

Të fundit