Flash News

Ditari i Opozitës

Dosjet e ish-sigurimsave/ Berisha: Si e hoqi Rama në vitin 2015 lustracionin

Dosjet e ish-sigurimsave/ Berisha: Si e hoqi Rama në vitin 2015

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi nismën e Partisë Socialiste për evidentimin e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit në politikë. Ai tha se në vitin 1996 dhe 2008, PD ka votuar në Parlament ligjin e lustracionit, sipas të cilit, duhet të largoheshin nga detyra të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit.

Sipas Berishës, ishte Edi Rama që hoqi lustracionin në 2015-ën. Berisha theksoi se PD ka qenë, është dhe do mbetet nismëtare për çdo formë lustracioni.

“Partia Demokratike në vitin 1996 dhe 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyrat si të zgjedhur apo në sistemin e drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit. Ky ligj u zbatua në vitin 1996 plotësisht. U amendua një vit më vonë nga PS. Nuk u anulua por u hoq lustracioni që e bëri për mua, e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne rikthyem të njëjtin ligj. Sepse e kishte mbajtur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Në vitin 2008 u rikthyem përsëri te ai ligj. Ne e votuam por në mënyrë të padrejtë e anuloi Gjykata Kushtetuese duke pasur 5 anëtarë të saj në konflikt interesi. E autorizoi dhe Gjykata Kushtetuese. Edi Rama ishte ai që paditi ligjin. Ligji u anulua dhe në vitin 2015 Edi Rama mori përsipër të hartojë ligjin por pa lustracionin. Pak a shumë nuk mund të mohohet. Zgjodhi modelin gjerman, që nuk ka lustracion”, tha kryedemokrati.

 

Të fundit