Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale/ Berisha tregon nëse PD do të hyjë në koalicion: Primaret janë risi

Zgjedhjet lokale/ Berisha tregon nëse PD do të hyjë në

Kreu i PD-së, Sali Berisha foli për zgjedhjet e ardhshme lokale në konferencën e përjavshme për mediat. I pyetur nëse PD do të ketë 61 kandidatë apo do t’i ndajë me Partinë e Lirisë, tha se PD është për koalicione.

Kryedemokrati theksoi se parimi bazë i PD që janë primaret nuk ndryshon. Gjithashtu nënvizoi se kandidatët nuk do të zgjidhet nga kryetari.

“Ne e mirëpresim dekretin. Nuk kishte asnjë arsye që të mos dilte që ditën e parë të inaugurimit të presidentit të ri. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi, sjell primaret të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik janë arritja më e madhe e demokracisë shqiptare.

Ne presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë. Kjo do të jetë pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në demokracinë shqiptare. E mirëpresim datën. Do të diskutojmë dhe jemi për koalicione, por natyrisht parimi ynë bazë nuk ndryshon: ne jemi për primare. Një gjë është e sigurtë që kandidatët nuk do t’i caktojë Sali Berisha”, deklaroi kryedemokrati.

 

 

Të fundit