Flash News

Ditari i Opozitës

Fitorja e të djathtëve në Itali, Berisha uron Melonin: Do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme

Fitorja e të djathtëve në Itali, Berisha uron Melonin: Do

Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar aletët tradicionale në Itali për fitoren historike në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme.

Në një deklaratë nga selia blu, ai u shpreh se me Georgia Melonin fituan vlerat konservatore më të arrira të shoqërive të lira, familja dhe atdheu.

Berisha vlerësoi kryeministren e re të Italisë, duke e quajtur një euro-atlantiste e vendosur.

“Georgia Meloni pa diskutim ka një begraund dhe vokacion të qartë europeist, në favor të BE-së. Natyrisht, vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë. Kështu që me këtë rast, unë i uroj zonjës Meloni, atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë, dhe suksese të tjera të mëdha.

Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë. Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Të fundit