Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat i PD denoncon kryebashkiakun e Kamzës: Janë bërë tendera rrugësh 4 muaj para zgjedhjeve

Kandidat i PD denoncon kryebashkiakun e Kamzës: Janë bërë

Kandidat i PD në qarkun Tiranë, Arjan Hoxha akuzon kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli se ka bërë disa shkelje para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij Suli ka bërë tenderime 4 muaj para zgjedhjeve, për të intimiduar zgjedhësit

“E kam akuzuar z Suli se ka bërë tenderime 4 muaj para zgjedhjeve, për të intimiduar zgjedhësit në formë tjetër. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka bërë disa shkelje, Nuk mund të bëhen tendera rrugësh 4 muaj para zgjedhjeve, sipër baltës hidhet asfalt. Pra, janë rrugë skandaloze, që prishen për pak kohë. Kemi adresuar problematikat dhe shkeljet. Rilindja po tenton që të pengojë votuesit, që të shprehin vullnetin, pasi disa votues kanë larg qendrën e votimit”, tha Hoxha në News24.

Më tej, Hoxha deklaroi se për simpatizantët e PD në zonën e Kamzës ka diskriminim në shërbime publike. Ai tha se data 11 maj është një datë historike për të ardhmen e vendit.

“Ka diskriminim në pushtetin qendror dhe atë vendor. Ka familje që nuk mbyllin dot muajin, që kalojnë muajin me 8500 lekë të reja në muaj. Ka diskriminime për shkak të bindjes politike. Ka probleme me papunësinë, ka probleme me braktisjen masive. Nëse nuk bie gongu që të ikë ky regjim, qytetarët thonë se do largohen dhe ata që kanë mbetur. Data 11 Maj është mision në shërbim të kombit shqiptar. Është situatë paniku, sikur ky vend është pushtuar. Unë jam kandidat i PD për qarkun Tiranë dhe njoh problematikën më mirë në Kamëz e në Paskuqan. Në disa zona ka mungesë të shërbimeve të energjisë elektrike. Nuk ka shërbim sepse qytetarët janë me PD-në. Nesër me PD në qeveri, ne iu kthejmë dinjitetin. Rama ka mungesë etike, kur flet me atë gjuhë denigruese, bullizon njerëzit, ai etiketon qytetarët. Këtu nuk ka institucione. Rama ka ngrënë dardha e molla bashkë me ata që kanë vjedhur”, deklaroi ai.

 

Të fundit