Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicionet/ Orët e fundit të negociatave, marrëveshjet e pambyllura të PD me aleatët

Koalicionet/ Orët e fundit të negociatave, marrëveshjet e

Kur kanë mbetur ende dhe 48 orë nga afati për regjistrimi i koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe emrat me të cilët do të përfaqësohen, kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk ka mbyllur ende negociatat me aleatët për të hyrë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike duke se gjeti gjuhën e përbashkët me aleatin historik, Partinë Republikane.

Kreu i saj, Fatmir Mediu deklaroi pas një takimi me Lulzim Bashën në selinë blu se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga PD, por nga ana tjetër, nuk bëri të ditur detaje nga marrëveshja duke shtuar se janë duke diskutuar ende për funksionimin e koalicionit. Sot, sipas abc, Basha dhe Mediu kanë zhvilluar sërish një takim dhe temë e diskutimit pozicioni që do të kenë ne listat e kandidatëve për deputetë emrat e Partisë Republikane.

Po ashtu, një takim në selinë e PD lidhur me këtë çështje ishte njoftuar këtë të hënë edhe mes Bashës dhe Vangjel Dules, kreun e PBDNJ.

Ata do të diskutojnë rreth qarkut se ku do të kandidojë, ku duket se do të zgjedhë mes Korçës dhe Vlorës. Pas përplasjeve me Fred Belerin e Himarës, Dule kërkon të largohet nga qyteti bregdetar për të shkuar në jug-lindje dhe mundësitë janë që ai të jetë i katërti në listën e Qarkut të Korçës.

PD deri tani ka arritur marrëveshje për të qenë në një koalicion me të me LZHK-në e Dashamir Shehit, PDK e Nard Ndokës dhe PAA e Agron Dukës.

Opozita e bashkuar ende nuk e ka bërë të ditur strategjinë e saj elektorale që do të përdorin në zgjedhjet e 25 prillit pasi LSI mund edhe të garojë e vetme të paktën në qarqet e mëdha.

Ditari politik

Të fundit