Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: A doni që paratë të shkojnë në xhepat e Edi Ramës apo të dyfishohen rrogat dhe pensionet?

Malltezi: A doni që paratë të shkojnë në xhepat e Edi

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një grafik ku tregon pagesat e majme për koncesionet e dyshimta të qeverisë.

 “A doni që paratë të shkojnë në xhepat e Edi Ramës apo të dyfishohen rrogat dhe pensionet?”, është pyetja që shtron Malltezi.

Sipas tij, fondet e alokuara për sterilizimin dhe inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mund të përdoren për rritjen e rrogave minimale deri në 500 euro dhe pensioneve, si dhe për përmirësimin e minimumit jetik në Shqipëri.

Postimi i plotë:

A doni të vijojnë paratë për xhepat e Edi Ramës apo të dyfishohen rrogat dhe pensionet?

Ja ku dalin paratë për minimumin jetik, rroga minimale 500 €, rritje pagash e pensionesh.

Të fundit