Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki të vendit

Mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki

Është mbyllur zyrtarisht në orën 18.00 procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan në pesë bashki të vendit, në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë.

Gjatë ditës, qytetarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj vendorë, në një proces që, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është zhvilluar përgjithësisht i qetë dhe pa incidente .

Sipas KQZ-së, gjatë orëve të votimit janë raportuar vetëm disa problematika të izoluara në disa qendra në Vlorë dhe Cërrik, të cilat janë verifikuar nga komisionet përkatëse .

Gjatë procesit u vu re një pjesëmarrje më e ulët e votuesve të rinj, ndërsa më aktivë kanë qenë qytetarët mbi 65 vjeç. Të dhënat paraprake mbi përqindjen e pjesëmarrjes pritet të bëhen publike në orët në vijim.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, procesi i numërimit të votave pritet të nisë menjëherë në qendrat e numërimit përkatëse, ndërsa rezultatet paraprake do të publikohen nga KQZ gjatë natës dhe ditës së nesërme.

Zgjedhjet e pjesshme lokale u zhvilluan sot në pesë bashki të vendit, pas vakancave të krijuara nga dorëheqje apo përfundime mandatesh të kryetarëve të mëparshëm.

Të fundit