Flash News

Ditari i Opozitës

Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin historik të Republikës Arabe të Sirisë për njohjen e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Meta e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm dhe shprehje të përkushtimit për marrëdhënie miqësore.

"E përshëndes dhe vlerësoj vendimin e drejtë historik dhe shumë të rëndësishëm të Republikës Arabe të Sirisë për njohjen e Kosovës.
Mirënjohje dhe falenderim të thellë Sirisë, vend mik tradicional i kombit shqiptar dhe faktor me peshë në Lindjen e Mesme, që po dëshmon përkushtim për të ecur në rrugën e duhur.

Urimet më të përzemërta vëllazërore popullit dhe institucioneve të Kosovës për këtë njohje të re!", shkruan Meta.

Të fundit