Flash News

Ditari i Opozitës

Partitë e reja nga Topalli, Hajdari, Murrizi dhe Patozi, si i komenton Sali Berisha: Më vjen keq të them diçka

Partitë e reja nga Topalli, Hajdari, Murrizi dhe Patozi, si i komenton Sali

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, ka komentuar partitë e reja të krijuara nga ish-anëtarë dhe figura të Partisë Demokratike.

Duke folur në Fax Neës, Berisha nuk preferoi të përgjigjej drejtpërdrejtë kur u pyet të komentojë mbi partitë e reja të krijuara nga ish-demokratët Jozefina Topalli, Myslim Murrizi , Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi.

“Bejdo më vjen keq të them diçka. Nëse kthehemi në vitin 90 unë pata disa shkrime në njërën prej tyre unë jam shprehur ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’.

Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimit. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem”, u shpreh Berisha.

Të fundit