Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon shkarkimin e Begajt, Këlliçi: Është kthyer në noter të mazhorancës

PD kërkon shkarkimin e Begajt, Këlliçi: Është kthyer

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për disa shkelje të rënda të Kushtetutës.

Kërkesa është firmosur nga 38 deputetë të opozitës dhe rendit shtatë shkelje që, sipas tyre, e bëjnë të papranueshëm vijimin e mandatit të tij.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, në një intervistë për News 24, u shpreh se Presidenti ka vepruar si “noter i mazhorancës”, duke marrë vendime në përputhje me interesat e qeverisë dhe jo të Kushtetutës.

“Presidenti tregoi se është noter dhe ushtar i mazhorancës, jo përfaqësues i unitetit të popullit. Ai firmosi një dekret antikushtetues për zgjedhjet në Tiranë, ndërsa më pas e përsëriti shkeljen me dekretimin e ministres Diella. Këto janë veprime militanteske, që s’kanë lidhje me rolin e një kreu shteti”, tha Këlliçi.

Sipas tij, opozita ka evidentuar shtatë raste shkeljesh ligjore, ndër të cilat përfshihet edhe dypunësimi i Presidentit në një klinikë private , diçka që Kushtetuta e ndalon qartësisht.

Është absurde që Presidenti i Republikës të deklarojë vetë dypunësimin e tij në një rrjet klinikash private. Kjo përbën shkelje flagrante të Kushtetutës dhe konflikt të pastër interesi. Ai e gjen mbështetjen te kryeministri, ndaj ligji për të nuk ka rëndësi”, shtoi Këlliçi.

 

Të fundit