Flash News

Ditari i Opozitës

“Prova e zjarrit për PD”, Basha: Rama mos të bëjë asnjë milimetër përpara me projektin e Portit të Durrësit

“Prova e zjarrit për PD”, Basha: Rama mos të

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për Portin e Durrësit. Gjatë takimit me demokratët e këtij qyteti, Basha tha se është kundër projektit të qeverisë, ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ecë asnjë hap përpara për zhvillimin e këtij plani.

“PD dhe ne kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit që deri tani është një projekt fantazëm i Edi Ramës. Ndaj i them Edi Ramës mos të bëjë asnjë milimetër përpara, zhvillimi nuk bëhet pas kulisave, mbi padrejtësitë”, u shpreh kryedemokrati.

Projekti parashikon që Porti i Durrësit të kthehet në një hapësira shërbimesh si dyqane dhe hotele, ndërsa në qëndër të tij është parashikuar të ngrihet një ndërtesë shumëkatëshe. Shërbimet ekzistuese tregtare të portit të Durrësit do të transferohen në një port të ri dedikuar tërësisht mallrave në Porto Romano.

Sa i përket situatës në PD, Basha tha se “demokratët janë shpresa, garancia për ta nxjerrë Durrësin, dhe mbarë Shqipërinë nga errësira e Edi Ramës dhe nga brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës”, ndërsa shtoi se kjo është prova e zjarrit për partinë.

 

Të fundit