Flash News

Ditari i Opozitës

Qendra e djathtë merr sërish ‘timonin’ në PE, Berisha: PD uron partitë simotra për fitoren e merituar

Qendra e djathtë merr sërish ‘timonin’ në PE,

Lideri i opozitës Sali Berisha ka përshëndetur fitoren e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Në një postim në Facebook, Berisha ka uruar partitë simotra për fitoren, si edhe të ardhmen e Shqipërisë në BE.

"EPP përsëri në timonin e BE.

Të dashur miq, në zgjedhjet për Parlamentin Europian qytetarët e vendeve anëtare të BE votuan me shumicë partitë e qendrës së djathtë duke i rikonfirmuar grupit të PPE rolin udhëheqës të BE, Parlamentit dhe institucioneve të tjera të BE.

Në emër të Partisë Demokratike uroj partitë si motra, udhëheqjen e tyre për këtë fitore të merituar me rëndësi përcakuese për të ardhmen e BE, por edhe të Shqipërise në BE", shkruan Berisha.

Të fundit