Flash News

Ditari i Opozitës

Rihapja e basteve, PD: Po i jepet licensa Olsi Ramës. Paralajmërimi për “kumarxhinjtë”

Rihapja e basteve, PD: Po i jepet licensa Olsi Ramës. Paralajmërimi

Partia Demokratike ka reaguar, pasi u paralajmërua rihapja e basteve sportive, të cilat Edi Rama i mbylli me shumë zhurmë disa vite më parë, ndërsa sot pranoi se “lulëzuan” në të zezë.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso deklaroi se Rama me ‘klanin e babëzisë’ po kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri. Duke dënuar qëndrimet kontradiktore të Ramës, PD thotë se dëgjesa publike që u zhvillua sot ishte e turpshme.

Më tej hedh akuza se rinisja e këtij aktiviteti po bëhet për t’i dhënë kontrollin e basteve OIsi RTamës, vëllait të kryeministrit. PD paralajmëroi familjen Rama dhe “kumarxhinjtë”, se ora e llogarisë po afron.

“Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.  Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit.

Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri”, deklaroi ndër të tjera Kaso.

 

Të fundit