Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon dështimin: Bastet sportive lulëzuan në të zezë

Rama pranon dështimin: Bastet sportive lulëzuan në të

Kryeministri Edi Rama pranoi dështimin me mbylljen e basteve sportive. Në dëgjesën publike, që po zhvillohet lidhur me rihapjen e këtij aktiviteti, Rama pranoi “lulëzimin” e baseteve në të zezë.

“Kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësinë të shohim dy anë të medaljes, anën pozitive dhe negative në aspektin e lulëzimit të këtij aktiviteti online, në të zezë, ku policia e shtetit e këtu është bashkë me ne dhe zv.drejtori i Përgjthshëm i Policisë që në detyrën e mëparshme ka mbuluar dhe këtë pjesë, përpjekjen për të çuar përpara ligjit organizatorë dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet”, deklaroi Rama.

Ky i fundit u shpreh se ka presion për t’i rihapur bastet sportive.

“Kjo ftesë është rezultat i një presion pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana juaj që keni përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive.

Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, qoftë për federatat e shumë sportit qoftë për FSHF”, shtoi kryeministri.

 

Të fundit