Flash News

E-TJERA

Fidel Ylli dhe Duka ‘presion’ për rihapjen e basteve: Përfiton shteti!

Fidel Ylli dhe Duka ‘presion’ për rihapjen e basteve:

Duket se rikthimi i baseteve sportive nuk është një realitet i largët. Kryeministri Edi Rama pranoi dështimin, duke theksuar se presioni për rihapjen është i madh.

Ne dëgjesën publike për këtë çështje, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli dhe drejtuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Agron Duka i kërkuan kryemistrit të rihapeshin bastet.

Ylli kërkoi që ky aktivitet të kishte një monitorim, sipas modelit italian ose suedez, ndërsa theksoi se miliona euro po luhen në të zezë.

“Tani po luhet më shumë në rrugë ilegale. Unë them të mbyllen bastet në të zezë. Nuk ka shtet evropian dhe ligj evropian që i ndalon bastet. Sot luhet me miliona, sporti nuk merr asnjë lekë.

Kur shtete evropiane i kanë këto ligje, i kanë me standarde, po ne kaq të pasur jemi që nuk i kontrollojmë dot, nuk marrim asnjë lekë. Është më mirë që ti nxjerrim nga errësira, t’i kontrollojë shteti, që sporti të përfitojë dhe të ndërtojë pishina, palestra”, u shpreh Ylli.

Ndërsa Duka u shpreh se ministria e Arsimit është në anën e tyre për të rihapur bastet. Ai theksoi se me të ardhurat nga ky aktivitet, do të ndërtohen fusha.

“Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme. Nëse do ta riktheni ligjin e basteve, ne do t’i kalojme lekët vetëm për të ndërtuar fusha”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Të fundit