Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Rikthimi i Berishës në Kuvend, Tabaku: Do të rigjallërohen strukturat e partisë
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, tha se rikthimi i kryedemokratit Sali Berishës në Kuvend pas gati një viti mungesë për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” është një lajm i mirë për Partinë Demokratike.
Tabaku tha për News 24 se beson se me rikthimin e kreut të PD në Kuvend do të rigjallërohen strukturat e partisë dhe do të përforcohet mesazhi i PD.
“Berisha u rikthye në Kuvend pas një beteje të gjatë. E shoh si një lajm të mirë të PD. Sepse nisi një lojë që ti e kishe lojtarin kryesor jashtë fushe. Besoj që do të shërbejë për të rigjallëruar strukturat e PD dhe për të përforcuar mesazhin e PD”, tha Tabaku.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye sot në Parlament pas 11 muajsh mungesë në seancat plenare.
I pyetur në lidhje me rikthimin e tij në sallën e Parlamentit , ish-kryeministri u shpreh në oborrin e Kuvendit se “Berisha futet, metamorfoza del”.
“Berisha futet metamorfoza del. Kaq e morët përgjigjen”, tha Sali Berisha, i cili më pas iu drejtua seancës plenare ku do të miratohet buxheti 2025 nen për nen.