Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit

Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të

Bardh Spahia, konsideron përgjegjës dyshen Rama-Beci, për akuzën e banorëve të Thethit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia thotë se: 'Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”

Statusi:

Akuza e fortë e banorëve të Thethit është e vërteta e madhe që mbulon me përgjegjësi Edi Ramën dhe Benet Becin.

Kur shteti, i cili duhet të jetë garant i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e të mbrojë interesin e qytetarëve, vepron në mënyrë të pabesë ndaj tyre, ai nuk dëmton vetëm të tashmen, por plagos rëndë të ardhmen e një kombi.

Dëmi që shkakton një shtet i pabesë nuk matet vetëm me shifra të dëmit ekonomik të atyre që e vuajnë direkt në kurriz por edhe me humbje shprese, me zbrazje qytetesh, me zemërim të heshtur në sytë e njerëzve punëtorë e të ndershëm dhe sidomos të brezave të rinj.

Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”

 

Të fundit