Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku sqaron pse iu bashkua protestës së 20 shkurtit: PD duhet të jetë e bashkuar

Tabaku sqaron pse iu bashkua protestës së 20 shkurtit: PD duhet

Shfaqja e deputetes së PD, Jorida Tabaku në protestën e 20 shkurtit i thirrur nga Berisha-Bardhi tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave.

Duke folur për Top Channel ajo tregon arsyet sepse u gjend në shesh.

“Ne jemi në opozitë dhe duhet patjetër që të protestojmë. Unë kam shkuar në të gjitha protestat e organizuara vitet e fundit. Kam shkuar në protestën e parë në korrik të 2022, dhe në të gjitha të tjerat pasardhëse përveç asaj të 6 dhjetorit kur ka qenë samiti i liderëve të BE, pasi mendoja se nuk duhej të zhvillohej atë ditë protestë”– thotë Tabaku.

E ndodhur mes rrymave të ndryshme në PD, deputetja demokrate  preferon të mos zgjedhë asnjë palë duke  vijuar aksionin  e saj e baraslarguar.
“Unë e kam diskutuar gjerësisht me zotin Bardhi, ne besoj jemi të gjithë të pjekur në politik për të kuptuar  që mendojmë ndryshe dhe s’ka asgjë të keqe. I kemi provuar që të gjitha, të jemi pa mandate, te mos marrim pjesë në zgjedhje dhe s’keni luksin te përsërisim të njëjtat gabime. Sot opozita së pari duhet të rikthehet në Parlament, se dyti duhet ti drejtohet njerëzve dhe së treti duhet të bëjë një analizë të thellë për atë që ndodhi në 14 maj dhe ofertën tonë si mund ta japim ndryshe”, shtoi ajo.

Tabaku mendon se fillimisht plagët duhen shëruar në qelizën bazë të partisë.

“Patjetër që PD duhet të jetë e bashkuar, por  kur kam folur për bashkim i jam referuar edhe bazës dhe njerëzve ne duhet t’ia sqarojmë gjithë këtë proces që po ndodh”, përfundon Tabaku

 

Të fundit