Flash News

Ditari i Opozitës

Vjedhja e sistemit TIMS dhe arrestimi i drejtorit të IT, Salianji: Arritja e parë e Komisionit Hetimor

Vjedhja e sistemit TIMS dhe arrestimi i drejtorit të IT, Salianji: Arritja

Kryetari i Komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit Tims, Ervin Salianji, gjatë mbledhjes së sotme, ka prezantuar arritjen e parë të hetimeve nga ky komision, lidhur me arrestimin e drejtorit të IT, Ervin Muça.

Salianji u shpreh se nga hetimet vërtetua që në sistem ka pasur ndërhyrje dhe kjo u pasua me arrestimin e Ervin Muçës, i cili ka qenë edhe një ndër dëshmitarët e parë të thirrur në këtë komision.

Salianji: Dua ta nis mbledhjen me një kompliment për të gjithë anëtarët, për rezultatet e para që ka arrit ky komision hetimor që në nisje të punës së tij. Pavarësish se ngjarja për të cilën ne jemi ngarkuar nga Kuvendi është një ndër ngjarjet më të rënda  të ndodhura në këtë republikë.

Ndërhyrja në sistemin TIMS, e cila fatkeqësisht sipas hetimeve, është vërtetuar që ka pasur ndërhyrje dhe ka pasur edhe arrest të drejtorit Ervin Muça, i cili siç e kemi diskutuar është ndër dëshmitarët e parë të thirrur në komision. E pashpjegueshëm është sesi për 10 muaj me radhë, i pezulluar nga e njëjta trupë në policinë e e shtetit është rikthyer si drejtor i IT në Policinë e Shteti dhe duke vazhduar me paligjshmëri në shkelje të çdo ligji.

Dua t’ju rikujtoj se në 21.12.2021, nëpërmjet aplikacionit Whatsapp ,janë shpërndarë listat e pagave të muajit janar dhe prill të qytetarëve shqiptar, edhe në këtë rast pati hetim nga organet e drejtësisë, e cila konkludoi me marrjen ne përgjegjësi të katër shtetasve që i sishnin për një shumë qesharake listat. ne 24 dhjetor 2021 dorëhiqet drejtori  Ervin Muca. Dorëheqja ka ardhur për shkak të veprimeve të paligjshme të tij.

Të fundit