Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij ish-kren e shtetit Rexhep Meidanin.
Përmes një postimi në Facebook, Meta tregon se në fokus të bisedës ka qenë kriza e rëndë politike dhe institucionale në vend.
“Së bashku me ish-Presidentin, Prof. Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta.
Kujtojmë se në gusht të këtij viti, Meta tha se është i gatshëm t’i lerë postin Meidanit, në rast se largimi i tij nga posti do të shërbente për t’i dhënë fund krizës.
“Le të bëjmë zgjedhje presidenciale. Të lë detyrën e presidentit duke konkurruar më 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integriteti i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar dhe nuk e ha shantazhin profesor Rexhep Meidani.
I ftoj të reflektojnë për ndryshe do më detyrojnë të ftoj të gjitha media botërore të shkojmë tek varri i Ramiz Alisë me një tufë me lule” , deklaronte Meta.
Discussion about this post