Flash News

KRYESORE

Do zëvendësojë Petrit Vasilin në Kuvend, çfarë deklaron deputeti i ri për mandatin

Do zëvendësojë Petrit Vasilin në Kuvend, çfarë

"Në Kuvend do të jem ai që jam në këshill. Do të jem një qytetar që do të punoj jo vetëm për të mirën e qytetit të Fierit, por do të jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi jonë."

Kështu është shprehur sot Nimet Musai pasi u dorëhoq si kryetar i grupit këshilltar të LSI-së në bashkinë e Fierit. Ai  është kandidati i radhës i partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi që pranon mandatin e deputetit, pasi LSI vendosi të dalë nga Parlamenti.

I renditur i katërti në listë për zgjedhjet e 2017-ës, Nimet Musai do të zëvendësojë në sallën e Kuvendit Petrit Vasilin, ish-kryetar i grupit.

Aktualisht janë 11 kandidatë nga PD dhe LSI që kanë pranuar mandatet dhe janë betuar si deputetë të rinj.

Të fundit