Flash News

KRYESORE

Dritan Hila: Majlinda Bregu e para që duhet të largohet nga PD-ja

Dritan Hila: Majlinda Bregu e para që duhet të largohet nga PD-ja

Drejtuesi i emisionit “Arena” Dritan Hila i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, tha se deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu duhet të jetë e parë që të largohet nga kjo parti pasi sipas tij, ajo ishte pjesë e qeverisë që u rrëzua me 1 milion vota në zgjedhjet e vitit 2013.

 Majlinda Bregu duhet të jetë e para që duhet të iki sepse është përfaqësuese e një qeverie që mori 1 milion vota kundra. Mori 70% të votave kundra. Edhe këta që flasin nuk e kanë të qartë idenë se ku duan të arrijnë. Ky lloj polarizimi e ka ndihmuar zt.Basha për të krijuar homogjenitetin e Partisë, për të shtrënguar radhët, i cili është një veprim që të përgatit për beteja të reja por jo për një rezultat të shpejtë.

“Ishte një protestë që duhet të mësohemi t’i vlerësojmë. Numri pastaj pak rëndësi ka. E rëndësishme është se çfarë do të vijë pas datës 13 dhe cila është strategjia që PD ka për muajt që vijnë. Më i rëndësishëm është 18 qershori. Për të gjithë ata që merren me numra, sot ka një sërë faktorësh. Dielli i fortë. Ka shumë faktor ka që ndihmojnë në pjesëmarrje”-tha ai.

Të fundit