Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
E quajti “pjeshkëz”/ Avokatja e Popullit reagon për herë të parë pas deklaratës së Murrizit
“Që të mos përdoresh si pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot duhet të kishe folur edhe për politikanët VIP-a që në tv nuk kanë lënë grup shoqëror e social pa ofenduar me terma si qorr, plak autik, psikik”.
Ky ka qenë reagimi i deputetit Muslim Murrizi ndaj avokates së popullit Erinda Ballanca, gjatë një dalje për mediat ku ai u kërkoi falje për grupin social të prekur nga sindroma ‘doën’.
Ballanca ka reaguar për herë të parë në media pas këtij etiketimi të përdorur kundrejt saj nga deputeti Myslim Murrizi.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ajo tha se personalisht nuk është prekur aspak nga fjalët e deputetit demokrat, por institucionalisht nuk mund ta tolerojë gjuhën denigruese që ai ka përdorur.
“Personalisht unë nuk e pranoj fare këtë gjënë që ka thënë zotëria. Për hir të së vërtetës nuk më prek fare personalisht. Unë e di kush jam dhe nuk ka nevojë të ma thotë një njeri si ai dhe e di gjithkush me të cilët kam punuar apo më kanë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme. Unë e njoh veten për një profesioniste të mirë, ka shumë njerëz që thonë se jam një profesioniste shumë e mirë dhe jam një mijë përqind e bindur se punët që kam bërë, arritjet e mia, sukseset e mia profesionale nuk varen absolutisht nga fakti nëse një njeri ka një opinion në lidhje me pamjen time”, tha ndër të tjera ajo.