Flash News

E-TJERA

"Vrasje me dashje", prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tase

"Vrasje me dashje", prokuroria ndryshon akuzën për Arjan

Arjan Tase, ish-shefi i Policimit në komunitet, do të përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje”. Kjo është akuza me të cilën pritet të përballet Tase në gjykatë.

Ashpërsimi i akuzës vjen pas verifikimit të pamjeve filmike në vendngjarje dhe dëshmisë së pushuesve. Sipas konkluzioneve të grupit hetimor, Tase ka pasur mundësi të parandalojë aksidentin në një zonë të frekuentuar nga pushuesit.

“Disa nga pushuesit e kanë paralajmëruar se rrezikonte jetët e tyre me afrimin e skafit ne breg”, thuhet në konkluzionet e prokurorisë.

Me akuzën që pritet të përballet në Gjykatën e Vlorës, Arjan Tase rrezikon 10-20 vite burg. Fillimisht ndaj ish-efektivit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës ngritën akuzën e ‘Vrasjes së kryer nga pakujdesia’, vepër kjo për të cilën kodi penal parashikon nga gjobë deri në 5 vite burgim.

Arjan Tase goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiu, e cila ndodhet në breg të detit, kur skafi i Tases kreu manovra të rrezikshme që i morën jetën vogëlushes.

Në dëshminë e tij Tase ka thënë se gjithçka ndodhi në momentin kur i dha gaz motorit.

Të fundit