
Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00
A mund të garojë Berisha më 6 mars? Celibashi: Vetëm me kandidatë që i propozojnë zgjedhësit
Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 6 Mars për zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashkitë që janë pa kryetar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dy ditë me parë nisjen e fushatës zgjedhore më 19 shkurt.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një intervistë për Deutsche Welle u shpreh se grupimi i Berishës mund të garojë në zgjedhjet e 6 marsit, por vetëm nëse kandidatët i propozojnë vetë zgjedhësit, në basë të ligjit zgjedhor.
“Ligji zgjedhor ka hapësira që grupime, të cilat nuk mund të regjistrohen si subjekte politike më vehte, të marrin pjesë në zgjedhje, në rastin konkret për kryetarë bashkie, me kandidatë që i propozojnë vetë zgjedhësit. Sipas ligjit zgjedhor, zgjedhësit që propozojnë kandidatin për kryetar bashkie duhet të përbëjnë një përqind të numrit të zgjedhësve në listën zgjedhore të bashkisë përkatëse, që kandidati të hyjë në garë”, tha Celibashi.
Në mbledhjen e parë përgatitore, komisioneri i Shtetërore i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, njoftoi se PD-ja ka bërë një ndryshim të përfaqësuesve ligjorë duke ia hequr të drejtën Ivi Kasos, përfaqësues ligjor i Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës i Berishës.
Celibashi u shpreh se KQZ-ja do të komunikojë vetëm me PD-në zyrtare.
“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë duhet të pranojmë se jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD, ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot në akte zyrtare ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në zgjedhje. Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshme të mbledhjes së KQZ. Opinionet dhe mendimet e PD janë ato të cilat do prezantohen nga zoti Sefa dhe Logu”, u shpreh Celibashi.
Komisioni i Rithemelimit në një postim në Facebook, akuzoi KQZ-në se ka marrë një vendim antikushtetues, i urdhëruar nga kryeministri Rama.
“Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik”, shkruante Komisioni i Rithemelimit.
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



