
Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00
6 marsi/ Basha ndryshon përfaqësuesit në KQZ, Celibashi nuk njeh Ivi Kason: Komunikojmë vetëm me PD-në zyrtare
Përplasjet në Partinë Demokratike janë zhvendosur edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot mbledhjen e parë përgatitore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ka bërë me dije se PD ka ndryshuar përfaqësuesit ligjorë duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos, përfaqësuesit ligjor të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe mbështetës i Sali Berishës.
Sipas Celibashit, KQZ komunikon vetëm me PD-në zyrtare që në këtë rast përfaqësohet nga Indrit Sefa, Sekretar për çështjet ligjore e zgjedhore si edhe Marash Logu.
“Kam shkresën e kryetarit të Partisë mbi ndryshimet. Në pikëpamje të ligjit raporti i një partie politike me KQZ-në është një raport i vazhdueshëm, edhe në atë jo zgjedhore. Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë duhet të pranojmë se jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD, ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot në akte zyrtare ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në zgjedhje.
Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshme të mbledhjes së KQZ. Opinionet dhe mendimet e PD janë ato të cilat do prezantohen nga zoti Sefa dhe Logu”, u shpreh Celibashi.
Ndërkohë, Kaso deklaroi se nënshkruesi i letrës nuk është më kryetar i PD, pasi ka ndryshuar që më 11 dhjetor.
“I bëj me dije KQZ për një fakt të bërë publik, edhe Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me faktin që që prej dhjetorit 2021, jo vetëm nënshkruesi i letrës nuk është më kryetar i PD, sigla dhe vula e PD, kanë ndryshuar në raport me ato të depozituara në procesin e 25 prillit”- u shpreh Kaso.
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



