Flash News

E-TJERA

Meta dekreton pak para mesnatës datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Meta dekreton pak para mesnatës datën e zgjedhjeve të pjesshme

Pak para mesnatës, gjatë një emisioni televiziv, presidenti Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

"Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale", u shpreh Meta për “Opnion”.

Kreu i Shtetit dha dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, 27 shkurtin dhe 6 marsin, por alternativa e dytë u vlerësua si më e përshtatshme nga ai dhe PS. Kjo e fundit ishte dakord me datën e përzgjedhur nga presidenti.

Ditën e sotme pritet që vendimi, të cilin Meta e komunikoi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të marrë formë zyrtare.

Disa ditë më parë, presidenti nisi procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në bashkitë pa kryetar: Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Ai tha dje se kishte si shqetësim mundësinë e bojkotimit të tyre nga mazhoranca, por mori garanci që një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur gjatë takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën.

Meta u shpreh se afati ligjor prej 45 ditësh do t’i japë kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet. Lidhur me përplasjet në PD, Meta tha se zgjidhja e vetme për situatën e partisë është ballafaqimi me votë.

 

Të fundit