Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Një 61-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ka plagosur me thikë djalin e motrës së tij. 46-vjeçari i plagosur fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
DVP Berat/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 61 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), djalin e motrës së tij, shtetasin G. V., 46 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.