Flash News

E-TJERA

Certifikimi i 11 Majit nga Komisioni Rregullator, Gjokutaj: Absurd dhe një goditje për demokracinë shqiptare

Certifikimi i 11 Majit nga Komisioni Rregullator, Gjokutaj: Absurd dhe një

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ-së për certifikimint e zgjedhjeve të 11 Majit.

Në Facebook, Gjokutaj shkruan se rezultati i miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër, është një absurd dhe një goditje për demokracinë shqiptare. Ai e cilëson këtë si atentat ndaj zgjedhjeve të lira.

"Komisioni Rregullator i KQZ miratoi me 3 vota pro dhe 2 kunder rezultatin e Zgjedhjeve 2025 në Shqipëri që sipas tij është 53.3% PS dhe 32.9% PD! Rritje 4.6% pas 3 mandateve, gjysmën e partisë në burg dhe korrupsioni galopant për PS dhe rënie -13.7% për PD!

Ky votim i ketij rezultati të thellë me 3 vota pro dhe 2 kundër është absurdi i këtyre zgjedhjeve!

Në fakt atentati i Zgjedhjeve të Lira në Shqipëri si viktima të një “mazhorance” e cila në vend të dënimit do të Qeverisë!", shkruan Gjokutaj.
 

Të fundit