Flash News

E-TJERA

Dhunoi gruan dhe avokatin, arrestohet i riu në Fier

Dhunoi gruan dhe avokatin, arrestohet i riu në Fier

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës” është vënë në pranga në Fier.

Daniel Shkrela, banues në Fier, u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Waiting”, organizuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Shkrela kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases N. Sh., dhe kishte goditur me sende të forta një 50-vjeçar, shtetasin E. S., me profesion avokat.

Arrestimi i tij u bë pas vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, të datave 23 shtator 2024 dhe 23 dhjetor 2024, që kishin caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet procedurale në ngarkim të 35-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në territor.

Të fundit