Flash News

E-TJERA

Digjen automjetet e dy grave në Vlorë, dyshimet e para të policisë

Digjen automjetet e dy grave në Vlorë, dyshimet e para të
Foto Ilustruese

Dy automjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Sipas policisë, bëhet me dije se automjeti Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht

Dyshohet se ngjarja është aksidentale, teksa grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

 

Të fundit