Flash News

E-TJERA

Foto/ Aksident në Llogara, autobusi përplaset me kamionin

Foto/ Aksident në Llogara, autobusi përplaset me kamionin

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë, ku një autobus është përplasur me një kamion. Sipas informacionit të parë, fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.

Për pasojë, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Situata është përkeqësuar edhe nga fakti që tuneli i Llogarasë është ende i mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen në këtë zonë.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që shoferët udhëtarë janë këshilluar të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit të pastrimit.

Të fundit