Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për përjashtimin e gjyqtarit Panda

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e kreut të PL, Ilir Meta për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja në të cilën  është i përfshirë si i akuzuar.

Meta, pas hedhjes së shortit për përbërjen e trupës gjykuese, kishte paraqitur një kërkesë për largimin e Pandës, duke argumentuar supozime për mungesë paanshmërie, ndërkohë që synonte edhe heqjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë, kërkesa  u rrëzua dhe vendimi është i formës së prerë. Në akt thuhet se vendimi duhet t’i njoftohet si ish-presidentit Meta ashtu edhe gjyqtarit Panda.

“Rrëzimin e kërkesës nr. 5730 Prot., datë 20.11.2025, të paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00676-00-2025 akti, datë regjistrimi 03.11.2025. Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Ilir Metaj dhe gjyqtarit Ilir Panda. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftim.

Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë bën të qartë se gjyqtari Panda do të vijojë të marrë pjesë në gjykimin e çështjes.

Të fundit