Flash News

E-TJERA

Grabitje në Shkodër, vidhen mbi 100 mijë euro nga banesa e një ish-mjekeje

Grabitje në Shkodër, vidhen mbi 100 mijë euro nga banesa e

Një grabitje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen "Ura Dervishbeg" të Shkodrës, ku një shumë e madhe parash është vjedhur nga banesa e një ish-mjekeje.

Sipas burimeve, autorët kanë vepruar gjatë periudhës kur pronarët e banesës, burrë e grua, nuk ishin në shtëpi. Kur ata janë kthyer dhe kanë konstatuar vjedhjen, kanë bërë menjëherë denoncim në Polici.

Dyshohet se shuma e vjedhur është mbi 100 mijë euro, të cilat ishin ruajtur në një dollap në dhomën e gjumit. Hetimet e deritanishme tregojnë se autori ka hyrë në banesë i maskuar dhe ka përdorur një biçikletë për t'u afruar dhe larguar nga vendngjarja.

Ai ka hapur derën me çelës dhe ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave pa lënë asnjë shenjë të dukshme të dhunës.

Grupi hetimor ka dyshime se autori mund të jetë një person i njohur i familjes, pasi veprimi është kryer pa thyerje dhe ka pasur informacion të detajuar për vendndodhjen e parave.

Të fundit