Flash News

E-TJERA

“Policët kanë terrorizuar familjen”, protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës

“Policët kanë terrorizuar familjen”, protestuesit e

Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, kanë dalë sot para gjykatës së Tiranë, pasi ju caktua masa e sigurisë arrest në burg për përdorim të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, gjatë protestës para bashkisë.

Ata kanë deklaruar në sallën e gjyqit se janë keqtrajtuar nga efektivët e policisë.

Një prej tyre, Franc Kaloshi, u shpreh se policia i ka terrorizuar familjen në momentin kur është arrestuar. Kaloshi tha se as nuk ka hedhur molotov dhe as nuk ka goditur punonjës policie.

"Më kanë terrorizuar familjen. Kanë ardhur në 7 të mëngjesit në banesën time në Fier. Nëna ime, babai im, kanë qenë të pranishëm. Nuk kam qëlluar me molotov apo punonjës policie. Na kanë hequr edhe rripat e pantallonave, jam demokrat me kontribute familjarisht. Kam protestuar paqësisht. Jam arrestuar në Fier, është rrethuar e gjithë zona për të më arrestuar mua. Kurrë në jetën time në kam qëlluar ndaj një punonjësi policie. Kam respekt për uniformën e policisë së shtetit," tha ai.

Të fundit