Flash News

E-TJERA

Makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital

Makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier, ku drejtuesi i një automjet tip “Volkswagen Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, një çift bashkëshortësh, të cilët ndodheshin në automjet dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor.

Nga hetimet e para dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara të ketë qenë shkaku i aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit