Flash News

E-TJERA

Mesnata sjell panik, tërmet me magnitudë 6.0 ballë

Mesnata sjell panik, tërmet me magnitudë 6.0 ballë

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit të së martës, më 10 mars 2026 Italinë jugore. Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 00:03:55 sipas kohës lokale.

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte magnitudë 6.0 dhe një thellësi fokale rreth 11 kilometra, çka e klasifikon atë si një tërmet relativisht të cekët.

Epiqendra u lokalizua rreth 68 kilometra në veri të Napolit dhe rreth 14 kilometra në verilindje të qytetit Piedimonte Matese.

Zona ku ndodhi lëkundja bën pjesë në rajonin Apenin, i njohur për aktivitet të theksuar sizmik për shkak të strukturës gjeologjike të gadishullit.

Të fundit